27.9 C
Tuzi
Thursday, July 17, 2025

Dukaj: Ligji për Qeverinë përcakton qartë maksimumi 18 ministri, përfshirë dy pa portofol

Ligji për Qeverinë përcakton qartë se mandatar i ardhshëm mund të formojë deri në 18 ministri, nga të cilat dy mund të jenë pa portofol. Gjithashtu, janë paraparë deri në katër zëvendëskryeministra, me ç’rast kryeministri i ardhshëm duhet të ketë parasysh përfaqësimin e popujve pakicë dhe të grave – ka theksuar ministri i administratës publike, Marash Dukaj, duke qenë mysafir në emisionin Naglas në Radio Televizionin e Malit të Zi.

Ai theksoi se ky ligj është një ndër më të rëndësishmit për funksionimin e pushtetit ekzekutiv dhe kujtoi se Mali i Zi ende nuk ka Ligj për Qeverinë, gjë që e bën të vetmen shtet në rajon pa këtë akt të rëndësishëm juridik.

“Mali i Zi është i vetmi shtet në rajon që nuk ka Ligj për Qeverinë, dhe kjo nuk është mirë. Pikërisht për këtë arsye kemi hyrë seriozisht dhe në mënyrë maksimalisht gjithëpërfshirëse në këtë proces. Ligji për Qeverinë është kyç për funksionimin e pushtetit ekzekutiv, njërës nga tre pushtetet”, tha Dukaj.

Dukaj thekson se Ministria e Administratës Publike ka punuar në mënyrë gjithëpërfshirëse – janë përfshirë sektori joqeveritar, komuniteti akademik, ekspertët tanë nga fushat relevante, si dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë ofruar mbështetje të rëndësishme.

Kur bëhet fjalë për disa sugjerime, Dukaj tha se duhet sqaruar qartë se me ligj nuk mund të përcaktohen rishtazi gjëra që tashmë janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë.

Lajmet e fundit
Related news