🇦🇱 Të nderuara qytetare dhe qytetarë,
Kam kënaqësinë t’ju informoj se realizimi i buxhetit të Komunës së Tuzit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ka arritur shumën prej 4.163.688,25 EUR, që përbën 45% të planit dhe projeksionit vjetor.
Ky rezultat dëshmon menaxhimin e kujdesshëm dhe transparent të fondeve publike, si dhe përkushtimin tonë për përdorim efikas të buxhetit në funksion të projekteve dhe nevojave të qytetarëve tanë.
Administrata komunale do të vazhdojë me përkushtim të plotë punën për realizimin e planit buxhetor, duke ruajtur balancën financiare dhe duke krijuar kushte për zhvillim të qëndrueshëm dhe shërbime cilësore për të gjithë qytetarët.
Shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të punësuarit dhe bashkëpunëtorët, dhe i ftoj qytetarët që të vazhdojnë të jenë pjesë aktive e këtij procesi të përbashkët zhvillimi të komunës sonë.
Me respekt,
Lindon Gjelaj
Kryetar i Komunës së Tuzit
______________