27.9 C
Tuzi
Thursday, July 17, 2025

Sondazhi: Forumi Shqiptar dominon në komunën e Tuzit

Sipas një sondazhi të realizuar së fundmi, Forumi Shqiptar rezulton të jetë forca politike më e mbështetur në komunën e Tuzit, me 43.8% të votuesve të përcaktuar – një diferencë e dukshme krahasuar me subjektet e tjera politike në këtë komunë.

Përqindja e mbështetjes për partitë e tjera është si më poshtë:
• DPS – 20.5%
• Partia Boshnjake – 16.0%
• UDSH – 7.0%
• URA – 3.9%
• Demokratët – 2.8%
• Evropa Tani – 2.3%
• Lista për Tuzin – 1.9%
• SD – 1.2%
• DP – 0.6%

Bazuar në këto të dhëna, në ndarje të mandateve, Forumi Shqiptar do të siguronte përsëri shumicën absolute.

Rezultatet e sondazhit dëshmojnë për një dominim të qartë të Forumit Shqiptar në skenën politike të Malësisë dhe një mbështetje të fortë nga ana e elektoratit shqiptar.

Lajmet e fundit
Related news