14.9 C
Tuzi
Friday, May 3, 2024

Mali i Zi do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën drejt BE

Mali i Zi do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për të intensifikuar reformat në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE), tha ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq.

Siç njofton Ministria e Çështjeve Evropiane, Gorçeviq ka takuar ambasadorët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Ariana Zherka Hoxha dhe Zeqir Ramçiloviq. Ajo tha se kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në besimin reciprok dhe mungesën e çështjeve të hapura, së bashku me mbështetjen aktive në procesin e realizimit të së ardhmes evropiane të rajonit, paraqesin prioritet të rëndësishëm të politikës së jashtme të Qeverisë malazeze. Në takimin me ambasadoren e Kosovës, ajo tha se pret që më 1 janar të fillojë liberalizimi i vizave me Kosovën, me çka do të përfundojë hapja e kufijve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Zherka Hoxha, siç është kumtuar, tha se është e nevojshme të intensifikohet shkëmbimi i njohurive dhe përvojave në procesin e integrimeve evropiane, si dhe bashkëpunimi në kuadër të shfrytëzimit të fondeve të BE-së.

Lajmet e fundit
Related news