Ndryshim në krye të Ligës së Parë të Malit të Zi – Deçiqi në raundin e 22-të, mposhti si mysafirë (3:0) Mlladostin dhe mori kreun e tabelës nga Buduqnosti, i cili humbi ndaj Jezero 1:0.
Skuadrën nga Tuzi e çuan drejt fitores Bojan Matiq, me golin në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Matija Bozhanoviq në minutën e 87-të dhe Oliver Sharkiq në minutën e 88-të.
Deçiq regjistroi fitorën e 12 në sezon, kështu që tani ka dy pikë më shumë se Buduqnosti.
