Sot kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, priti ambasadoren e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, SHS Zhaklina Peto.
Tema të bashkëbisedimit ishin zhvillimet në Komunën e Tuzit, posaçërisht në sektorin e turizmit, si potencial i jashtëzakonshëm i Komunës sonë, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në fushat e kulturës, sportit, politikave të të rinjve për të rritur rolin e tyre ne hartimin e politikave rinore dhe vendimmarrjen vendore.
Kryetari në mënyrë të përmbledhur e informoi ambasadoren me arritjet e komunës së Tuzit në mandatin e kaluar dhe me planet për zhvillimin e Komunës në të ardhmen ku vëmendje do ti kushtohet, përmirësimit të infrastrukturës.
SHS ambasadorja Peto, shprehu mbështetjen e Republikës së Shqipërisë për mirëvajtjen dhe zhvillimin e Komunës së Tuzit, dhe të gjithë trevave ku jetojnë shqiptarë në Mal të Zi, që është edhe obligim i shtetit amë.
Në takim morën pjesë edhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryetarit, kryetari i Kuvendit të Komunës, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari Ivan Ivanaj, si dhe diplomati i ambasadës z. Igli Pira.
KOMUNA E TUZIT!