Çmimet e karburanteve në rritje, dizeli arrin nivele rekord në Evropë

0
27

Çmimet e derivateve të naftës po shënojnë rritje të forta në tregjet ndërkombëtare, ndërsa dizeli është veçanërisht nën presion për shkak të kufizimit të furnizimit global. Sipas Reuters, dizeli në Evropë kanë arritur nivel rekord dhe janë më shumë se dyfishuar krahasuar me fillimin e vitit 2026.

Sipas të dhënave në disa vende evropiane çmimi i dizelit tashmë ka kaluar 2 euro për litër. Në Francë dhe Gjermani është rreth 2,43 euro, në Holandë 2,49 euro, ndërsa në Danimarkë rreth 2,50 euro për litër. Në Kroaci dizeli kushton rreth 1,85 euro, ndërsa në Bullgari rreth 1,95 euro.

Në Ballkan, çmimet ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin. Sipas të dhënave dizeli është rreth 1,61 euro në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Serbi rreth 1,95 euro. Në Bosnje dhe Hercegovinë çmimi është rreth 1,88 euro, ndërsa në Kroaci rreth 1,85 euro.

Në Mal të Zi, nga 22 shtatori, çmimet maksimale të derivateve janë:

  • Eurosuper 95 – 1,74 €/l
  • Eurosuper 98 – 1,78 €/l
  • Eurodizel – 1,95 €/l
  • Vaj për ngrohje – 2,07 €/l

Kjo është një rritje prej 5 centësh për litër për dizelin, 2 centë për benzinën dhe 9 centë për vajin për ngrohje. Çmimet do të vlejnë deri më 28 shtator.

Rritja vjen pavarësisht uljes së akcizave nga Qeveria e Malit të Zi: akciza për benzinën është ulur me 30%, ndërsa për dizelin me 40%.

Arsyeja kryesore e presionit të ri në tregun botëror është mungesa e ofertës së dizelit. Reuters raporton se eksportet e dizelit nga Lindja e Mesme janë përgjysmuar nga marsi në gusht krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa rafineritë në shumë vende po punojnë pranë kapacitetit maksimal.