32.9 C
Tuzi
Wednesday, June 18, 2025

Rritet mbështetja për subjektet politike shqiptare në Mal të Zi

Sipas anketës më të fundit të opinionit publik, të realizuar nga agjencia Stars Up në periudhën 19 – 31 maj 2025, dy vite pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2023, opsionet politike shqiptare në Mal të Zi gëzojnë tashmë 5.3% të mbështetjes qytetare.

Ky rezultat përfaqëson një rritje të dukshme në krahasim me ciklet e mëparshme zgjedhore, dhe një shenjë të qartë të forcimit të pozitës së shqiptarëve në skenën politike të vendit.

Analistët politikë e shohin këtë tendencë si reflektim të një angazhimi më të madh të subjekteve shqiptare në procese vendimmarrëse, si dhe të besimit në rritje të qytetarëve shqiptarë në përfaqësuesit e tyre politikë.

Lajmet e fundit
Related news