Me buxhetin e Komunës së Tuzit për vitin 2024 janë planifikuar të ardhurat dhe shpenzimet në shumën totale prej 8.053.987,16€.
Në periudhën prej 01.01. deri më 31.03.2024 të ardhurat janë realizuar në shumën prej 2.327.604,33 € ose 28,9 % e planit vjetor të miratuar.
Realizimi i të ardhurave për tremujorin e parë është tejkaluar dhe kjo tregon dhe dëshmon që Malësia është në rrugën e sigurt të zhvillimit.
Me menaxhimin e mirë shumëvjeçar, me mundësitë që komuna jonë të jetë vend i hapur për investimet e reja si dhe me zhvillimin e pandalur në çdo segment dhe pjesë të saj, ka rezultuar që buxheti 8 milion dikur vetëm se i dëshiruar, sot të jetë konstant dhe stabil.
Me këtë tempo të zhvillimit në infrastrukturën lokale si dhe me dinamikën e shpejtë të realizimit të tyre, do të vazhdojmë që të drejtojmë komunën suksesshëm edhe në vitet e ardhshëm.
Serioziteti në punë, tëheqja e investimeve, promovimi dhe përvoja që Malësia është një vend i sigurt për investime.
Më këtë politikë menaxhuese do të vazhdojmë të punojmë edhe më fuqishëm në muajt dhe vitet në vijim, sepse kemi dëshmuar se kur veprohet me profesionalizëm mund të sjellim stabilitet financiar dhe zhvillimor.
Projektet kapitale për këtë vit janë në fazën e kontraktimit dhe me të shpejtë do të kemi edhe fillimin e punimeve më të mëdha në çdo anë të Malësisë.
Malësia nuk ka kthim mrapa, ajo do të zhvillohet dhe avansohet nën drejtimin e Forumit shqiptar dhe partnerëve tonë!
Kryetari i Komunës,
Lindon Gjelaj