Home Kryesore Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO dhe njohja e Kosovës

Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO dhe njohja e Kosovës

0
Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO dhe njohja e Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq dha një intervistë për Berliner Morgenpost (BM) në të cilën ai akuzoi Rusinë se po shkakton kaos në rajon dhe se i vjen keq për popullin rus.

Ai konfirmoi se Mali i Zi nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj NATO-s dhe njohjes së Kosovës.

BE ka një imazh shumë të mirë në vendin tim. Më shumë se 80% e njerëzve janë pro hyrjes së Malit të Zi në BE, është një kuazi konsensus. Njerëzit janë gati për disa reforma të vështira. Gjashtë muajt e fundit e dëshmojnë këtë – ne kemi bërë një hap të madh përpara. Dhe ne dëgjojmë nga BE-ja: në këtë kohë të shkurtër ju keni arritur më shumë se sa kanë arritur të tjerët në gjashtë vjet – tha Spajiq.

Ne nuk do të heqim dorë nga synimet tona strategjike, rruga jonë evropiane, anëtarësimi në NATO dhe njohja e Kosovës, tha mes tjerash Spajiq./Malësia.ME/