Sot në Komunën e Tuzit, pata kënaqësinë të marr pjesë në një takim të rëndësishëm në kuadër të projektit „Komunat për BE (M4EU)“, i financuar nga Delegacioni i BE-së në Mal të Zi. Së bashku me përfaqësuesit e projektit, Branka Mrçeviq dhe Goran Gjuroviq, si dhe sekretaren e Sekretariatit, Adela Bahoviq, diskutuam për rëndësinë e këtij projekti në forcimin e kapaciteteve të qeverisjes lokale për zbatimin e politikave të BE-së dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane.
Ky projekt është një mundësi e jashtëzakonshme për komunën tonë, e cila do të na ndihmojë të përmirësojmë shërbimet dhe të sigurojmë një menaxhim më efikas të burimeve financiare që ofron Bashkimi Evropian. Projekti do të zgjasë tre vjet dhe do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore dhe lokale.
Ne jemi të përkushtuar për të vazhduar rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit evropian, dhe besoj fuqishëm se ky projekt do të ketë një ndikim pozitiv në përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë banorët e komunës sonë.
Lindon Gjelaj