Atmosferë festive në hapjen e Pazarit të Verës në Tuz

0
61

Mbrëmjen e kaluar u bë hapja zyrtare e Pazarit të Verës, aktivitet që u shpall i hapur nga Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj.

Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe vizitorëve, u shënua fillimi i një sezoni të pasur me aktivitete.

Pas ceremonisë së hapjes, publiku shijoi performancat e artistëve Ledri Vula dhe Rigersa Loka, të cilët me interpretimet e tyre krijuan një atmosferë të paharrueshme dhe argëtuan të gjithë të pranishmit.

Pazari i Verës do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me një program të larmishëm që përfshin koncerte dhe argëtim për të gjitha moshat.