Me dy golat e 17-vjeçarit Mark Gjokaj, Deçiqi mposht Budućnostin në Podgoricë

0
26

Deçiqi ka shënuar fitore të madhe ndaj Budućnostit në Podgoricë, ndërsa protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte 17-vjeçari Mark Gjokaj, i cili realizoi të dy golat e fitores.

Në duelin e javës së dytë të elitës së futbollit malazez, Deçiqi triumfoi me rezultat 0:2.

Gjithçka në këtë derbi ishte në shenjën e Deçiqit, i cili që nga minuta e parë kontrolloi ndeshjen. Heroi i fitores së skuadrës së Tuzit ishte Mark Gjokaj, i cili shënoi në minutën e 30-të dhe 69-të.