8.2 C
Tuzi
Sunday, April 21, 2024

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Komunës së Tuzit dhe Kolegjit Universum nga Kosova

Sot nënshkrova Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunim me “UNI –UNIVERSUM International College” i cili fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, të cilin e përfaqësoi kryetari i bordit z. Suat Berisha.
Me anë të këtij memorandumi krijohet partneritet për marrëveshje të përgjithshme me Komunën tonë.
Falë këtij Memorandumi hapet një fushë shumë e rëndësishme për të rinjtë tanë, studentë dhe nxënës nga Malësia për vazhdimin e shkollimit në këtë universitet si dhe për studime ndërkombëtare. Pastaj mundësia e shfrytëzimit të bursave për studime vendore dhe ndërkombëtare, bursave për studime në ASU, shkëmbim të studentëve me universitetet partnere nga programi Erasmus, si dhe aktivitete tjera kulturore dhe sportive.
Mundësitë që ofron ky Memorandum bashkëpunimi do të jenë shumë interesantë për të rinjtë tanë dhe për krijimin e një karriere të mirëfilltë akademike.
Në procesin e nënshkrimit ishin prezentë edhe nënkryetarët e Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj dhe Fisnik Gjokaj.

Lindon Gjelaj ,
Kryetar i Komunës së Tuzit

Lajmet e fundit
Related news