Gjatë takimit të 17-të të Bordit Drejtues të Shkollës Rajonale për Administratë Publike (ReSPA) në Romë, ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, theksoi se përmirësimi i administratës publike është një nga kushtet kyçe për demokratizimin e shoqërisë.
Në këtë takim, ku ministri Dukaj kryesoi punimet, ministrat dhe zv.ministrat përgjegjës për reformën e administratës publike nga vendet anëtare të ReSPA-s, si dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, vlerësuan rezultatet dhe arritjet e kësaj iniciative rajonale gjatë vitit të kaluar.
Gjatë dialogut ministror Ballkani Perëndimor – Itali, ministri Dukaj zhvilloi biseda produktive me ministrin italian Paolo Zangrillo dhe me kolegët e tjerë ministra nga rajoni. Ata shkëmbyen qëndrime mbi reformën e administratës publike, transformimin digjital dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, që është kyç për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Mali i Zi mbetet fuqimisht i përkushtuar ndaj reformave dhe vlerave evropiane, duke ndërtuar një administratë moderne, profesionale dhe të përgjegjshme, e cila jep rezultate dhe forcon besimin e qytetarëve. Marrëdhëniet e forta rajonale dhe partneritetet me vendet anëtare të BE-së janë themeli i së ardhmes evropiane të vendit.