Deputetët e Lëvizjes Evropa Tani (PES) konstatuan në takim mbrëmë se duhet të diskutohet formimin e qeverisë me koalicionin Për të Ardhmen e Malit të Zi (ZBCG), dhe të përfshihet në negociata edhe Lëvizja Qytetare URA.
Nga koalicioni ZBCG kanë thënë për “Vijesta” se ende nuk kanë marrë ftesë, por se janë të gatshëm për takim me përfaqësuesin dhe liderin e PES-së, Milojko Spajiq dhe se nuk do të kenë asnjë kërkesë shtesë për pjesëmarrjen e tyre të mundshme në qeveria e re.
Sipas informacioneve të “Vijesti”, në ditët në vijim do të organizohen takime me përfaqësuesit e ZBCG dhe LQ URA, përmes një ndërmjetësi – deputeti që nuk është anëtar i asnjërit prej këtyre subjekteve politike.