Me kënaqësi dua të ndaj me ju lajmin se Komuna e Tuzit ka fituar vendin e tretë në Indeksin e hapjes dhe transparencës së vetëqeverisjeve lokale në Mal të Zi për vitin 2024, i cili realizohet nga organizata joqeveritare Zona Aktive, në kuadër të një projekti të financuar nga Bashkimi Europian.
Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit tonë të vazhdueshëm ndaj punës së hapur, të përgjegjshme dhe transparente, në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë.
Shpreh mirënjohje të sinqertë për të gjithë të punësuarit në administratën komunale, të cilët çdo ditë me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuojnë në përmirësimin e punës së vetëqeverisjes lokale dhe në forcimin e besimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.
Do të vazhdojmë të punojmë edhe më me përkushtim, që Komuna e Tuzit të mbetet shembull i praktikave të mira, transparencës dhe përgjegjësisë publike në Mal të Zi.
Lindon Gjelaj