6.9 C
Tuzi
Wednesday, February 4, 2026

Komuna e Tuzit nis vitin me investime infrastrukturore, nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugëve lokale

Komuna e Tuzit ka nisur realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore që në fillim të këtij viti, duke ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Me këtë rast, është nënshkruar kontrata për asfaltimin e rrugëve lokale në territorin e komunës, në vlerë prej 256.568,40 euro (me TVSH).

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, theksoi se Komuna do të vazhdojë me investime të qëndrueshme dhe projekte zhvillimore në të mirë të qytetarëve.

“Komuna e Tuzit mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe investimet në interes të qytetarëve tanë,” deklaroi kryetari Gjelaj.

Lajmet e fundit
Related news