Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, së bashku me Shefen e Kabinetit, znj. Drita Rukaj, pritën në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Mal të Zi dhe Serbi, z. Martijn Elgersma, si dhe sekretarin e parë të Ambasadës, z. Korvin Van Strin.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për iniciativa që sjellin përfitime për qytetarët. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dhe realizimin e projekteve konkrete në të ardhmen.