Zëvendëskryeministri për politikën ekonomike dhe ministër i zhvillimit ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, është takuar në Uashington me drejtorin e përgjithshëm të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Kash Patel, dhe ekipin e tij drejtues.
Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë strategjike të Malit të Zi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për domosdoshmërinë e respektimit të ligjit si kusht kyç për tërheqjen e investimeve nga vendet perëndimore dhe SHBA.
“Konfirmova përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së Malit të Zi për të qenë një partner i besueshëm”, u shpreh Gjeloshaj pas takimit.