26.2 C
Tuzi
Monday, June 8, 2026

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, por nuk siguron shumicën për të qeverisur e vetme

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë nxjerrë fituese Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti. Sipas rezultateve paraprake, partia ka siguruar rreth 43% të votave, duke u renditur forca e parë politike në vend.  

Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë afërsisht 18%.  

Megjithëse Vetëvendosje ka dalë fituese, rezultatet tregojnë se ajo nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për të formuar e vetme qeverinë, çka pritet të hapë negociata për koalicione dhe marrëveshje politike në ditët në vijim.  

Pjesëmarrja në votime ishte më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke reflektuar lodhjen e qytetarëve nga kriza e zgjatur politike dhe zgjedhjet e shpeshta.  

Lajmet e fundit
Related news