Komuna e Tuzit po vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore dhe kulturore, sipas planit të paraparë zhvillimor. Aktualisht, në rrugën Tuz–Hot janë duke u vendosur tubacionet për rrjetin e kanalizimit, ndërkohë që po kryhen përgatitjet për ndërtimin e një rruge moderne, e cila do të plotësojë të gjitha standardet bashkëkohore të infrastrukturës rrugore.
Në të njëjtën kohë, në Qendrën Kulturore–Informative “Malësia” po vijon procesi i renovimit dhe adaptimit, me qëllim që kjo qendër të transformohet në një hapësirë funksionale dhe moderne, e përgatitur për të përmbushur nevojat kulturore dhe informuese të qytetarëve.