12.9 C
Tuzi
Thursday, February 19, 2026

U miratua Propozimi i Ligjit për Qeverinë – Dukaj: Ligji garanton përfaqësim të detyrueshëm për pakicat dhe barazi gjinore

Qeveria e Malit të Zi ka përcaktuar Propozimin e Ligjit për Qeverinë, me çka për herë të parë në historinë e Malit të Zi kjo degë kyçe e pushtetit rregullohet me një tekst unik ligjor.

Në vend të praktikës së deritanishme të rregullimit të punës përmes akteve nënligjore, ligji i ri vendos një kornizë sistemore që garanton fuqi më të madhe juridike, parashikueshmëri dhe përgjegjësi më të lartë të pushtetit ekzekutiv.

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, tha se Propozimi i Ligjit për Qeverinë është një nga zgjidhjet më moderne që janë miratuar në Mal të Zi dhe se është i harmonizuar me standardet evropiane.

– Me miratimin e këtij ligji përfundojmë një nga obligimet kyçe në kapitullin 23 – tha Dukaj.

Siç theksoi ai, Propozimi i ligjit parashikon që 40 për qind e anëtarëve të Qeverisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

Sipas Dukajt, me përcaktimin e Propozimit të ligjit Qeveria ka shprehur përkushtimin për një menaxhim të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të punëve shtetërore.

Dukaj tha gjithashtu se beson që parlamenti do ta njohë rëndësinë e këtij rregullimi dhe përsëriti se do të ishte mirë të miratohej edhe ligji për Kuvendin.

Përfshirja gjinore dhe e pakicave: Ligji vendos detyrimin që të paktën 40% e anëtarëve të Qeverisë të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar. Gjithashtu, parashihet që, nëse Qeveria ka më shumë se një zëvendëskryeministër, të paktën një zëvendëskryeministër të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar. Po ashtu, nëse ka më shumë se dy zëvendëskryeministra, të paktën një prej tyre duhet të jetë nga radhët e popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera nacionale.

Lajmet e fundit
Related news