32.9 C
Tuzi
Wednesday, June 18, 2025

Të mërkurën në Tuz: Dita e Evropës dhe hapja e Eko Parkut për fëmijë

Të nderuar qytetarë,

Komuna e Tuzit me mbështetjen e delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, nëpërmjet projektit “Komunat për BE”, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në aktivitetin festiv me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, që do të mbahet në sheshin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Tuz, të mërkurën më 28 maj 2025 me fillim në ora 10:00.

Ky aktivitet do të jetë një mundësi për të promovuar produktet vendase, ku do të marrin pjesë artizanë me punimet e tyre tradicionale.

Po ashtu, me këtë rast do të bëhet edhe hapja zyrtare e Eko Parkut për fëmijë, një hapësirë e re dedikuar argëtimit dhe zhvillimit të shëndetshëm të më të vegjëlve.

Të pranishmit do të përshëndeten nga Kryetari i Komunës, z. Lindon Gjelaj si dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, z. Johan Satler.

Ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij organizimi të veçantë, ku nuk do të mungojnë muzika, argëtimi dhe atmosfera festive.

Mirë se vini!

Lajmet e fundit
Related news