14.9 C
Tuzi
Tuesday, May 19, 2026

Studentët shqiptarë në protestë në Shkup për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut sërish kanë mbajtur një protestë në Shkup, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
Mijëra protestues u tubuan para Urës së Gurit në Shkup, me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë”, duke vazhduar para ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë, ku organizatorët theksuan kërkesën për garantimin e të drejtës së përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.

Njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, në fjalën e tij para Ministrisë së Drejtësisë tha se ata kërkojnë vetëm një gjë, “të drejtën për të folur shqip”. Sipas tij, kjo nuk është kërkesë për privilegje, por për të drejta të fituara dhe të garantuara, që nuk mund të kufizohen nga institucionet.
“Kërkojmë gjuhën tonë, amanetin tonë. Ky nuk është privilegj, por është e drejtë kushtetuese e këtij vendi, e drejtë e fituar me Marrëveshjen e Ohrit, e drejta që nuk varet nga humori i një ministri, politike apo një partie”, tha Mevlani.

Lajmet e fundit
Related news