20.9 C
Tuzi
Wednesday, May 20, 2026

Otranti rikthehet në Ligën e Parë

KF Otrant-Olympic është rikthyer në Ligën e Parë të Malit të Zi vetëm një sezon pas rënies nga elita.

Skuadra nga Ulqini siguroi matematikisht vendin e parë në ligën e dytë pasi mposhti rivalin direkt FK Grbal me rezultatin 4:2 në ndeshjen vendimtare të javës së parafundit.

Një xhiro para fundit të kampionatit, Otranti ka shtatë pikë më shumë se Grbal, duke vulosur kështu rikthimin në elitën e futbollit malazez. Ndërkohë, Grbal dhe Iskra do të luajnë në barazh për sigurimin e një vendi në ligën e parë sezonin e ardhshëm.

Lajmet e fundit
Related news