Sot, në ambientet e Komunës së Tuzit, u zhvillua ceremonia e ndarjes së bursave për studentët më të mirë nga Malësia. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Malësia e Madhe – New York, në bashkëpunim me Sekretariatin për Diasporë.
Me këtë rast, u ndanë gjithsej 27 bursa për studentë të dalluar, si vlerësim për përkushtimin, punën dhe suksesin e tyre të dëshmuar në rrugëtimin akademik.
Nga Shoqata Malësia e Madhe theksuan se do të vazhdojnë të përkrahin studentët në rrugëtimin e tyre arsimor dhe profesional, si dhe do të qëndrojnë gjithmonë pranë vendlindjes, duke kontribuar për çdo nevojë që ajo ka.