Mbrëmë në Qendrën Kulturore Informative “Malësia” në Tuz u shfaq premiera e filmit dokumentar “Zemër e madhe në kohë të vështira”, kushtuar jetës dhe veprës së doktor Lukë Gjokaj, i njohur si mjek, humanist dhe një nga figurat më të respektuara të Malësisë.
Dokumentari, me autor Senad Gilaj dhe regji të Senad Shahamnoviq, solli një rrëfim të ndjerë dhe frymëzues mbi përkushtimin, sakrificën dhe kontributin e doktor Gjokaj në periudha të vështira për komunitetin.
Aktiviteti u organizua nga Komuna e Tuzit në bashkëpunim me QKI “Malësia” dhe RTMZ, duke mbledhur një numër të madh qytetarësh, familjarësh dhe b