11.9 C
Tuzi
Friday, May 1, 2026

Dukaj: Revolucion digjital në administratë-prezantohet asistenti i parë me Inteligjencë Artificiale

Ministria e Administratës Publike sot prezantoi projektin “Implementimi i asistentit digjital – CHATBOT”, një zgjidhje inovative që u mundëson qytetarëve të marrin informacione në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë përmes portalit ekzistues.

“Me lansimin e AI chatbot, informacionet bëhen të disponueshme menjëherë, 24/7, pa pritje dhe pa pengesa administrative. Hap pas hapi, po e ndryshojmë në thelb mënyrën e funksionimit të administratës”, deklaroi ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

Asistenti digjital – chatbot është dizajnuar për t’u mundësuar përdoruesve të bëjnë pyetje në kohë reale dhe të marrin përgjigje të sakta, pa pasur nevojë për procedura shtesë administrative apo kërkime të gjata. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i përvojës së përdoruesve dhe rritja e qasjes në informacion, si dhe forcimi i mëtejshëm i procesit të digjitalizimit të administratës publike.

Ministri Dukaj theksoi rëndësinë e përdorimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale, duke respektuar mbrojtjen e të dhënave, transparencën dhe standardet etike, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe sektorin privat.

“Qëllimi ynë nuk është të jemi vëzhgues pasivë apo të ndjekim trendet, por të jemi ndër shtetet që formësojnë në mënyrë aktive të ardhmen e administratës digjitale”, përfundoi ministri Dukaj.

Lajmet e fundit
Related news