11.9 C
Tuzi
Sunday, December 7, 2025

Samir Orahovac emërohet Drejtor i Agjencionit për Siguri Kibernetike

Me propozim të ministrit të Administratës Publike, Marash Dukaj, Qeveria emëroi sot, gjatë seancës së saj, Samir Orahovac nga Tuzi në detyrën e Drejtorit të Agjencionit për Siguri Kibernetike.

Orahovac është ekspert i fushës së IT-së dhe sigurisë kibernetike, me përvojë profesionale në menaxhimin dhe mbrojtjen e sistemeve informatike.

Ky emërim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale të shtetit në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe një kontribut domethënës në përmbushjen e standardeve të nevojshme në procesin e integrimeve evropiane.

Lajmet e fundit
Related news