Të hënën kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës Tuz–Mataguzh, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për Malësinë, me vlerë mbi 5 milionë euro.
Mjetet për këtë investim janë siguruar nga buxheti i shtetit që nga viti 2024, falë angazhimit të zëvendëskryeministrit, Nik Gjeloshaj.
Megjithatë, nisja e punimeve është shtyrë për shkak të nevojës për përfundimin e procesit të shpronësimit.
Së fundmi, projekti ishte bllokuar nga ministrja Majda Adžović, ndërsa pas kushtëzimit nga Forumi Shqiptar, bllokada u hoq dhe projekti u zhbllokua, duke mundësuar fillimin e punimeve.
Ky projekt ishte një nga premtimet e Forumit Shqiptar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2023, me zotimin se do të realizohej gjatë mandatit 2023–2027.
