Të hënën fillojnë punimet në rrugën Tuz–Mataguzh, në gjatësi prej 4,86 kilometrash. Projekti, i përgatitur nga Komuna e Tuzit, ka vlerë prej 5.142.109,46 eurosh, njoftoi kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj.
Gjelaj theksoi se edhe një premtim po bëhet realitet, duke shtuar se përmes punës dhe projekteve konkrete, premtimet po kthehen në vepra.
Fillimi i punimeve shënon realizimin e një prej premtimeve të Forumit Shqiptar të dhëna në vitin 2023.
