27.9 C
Tuzi
Tuesday, July 7, 2026

Pse sulmohet suksesi politik i Malësisë?

Pse sulmohet suksesi politik i Malësisë?

Në politikën e Malësisë ekziston një fenomen i njohun, kur pushteti prodhon rezultate, nuk sfidohet vetëm prej kundërshtarëve tradicionalë, por edhe prej individëve e grupeve që përpiqen me krijue paqartësi, përçarje e konfuzion te elektorati.

Rasti i Komunës së Tuzit me qeverisjen e Forumit Shqiptar për qytetarët shihet si një rast i veçantë politik, jo vetëm te na, por edhe në rajon e ma gjanë.

Komunë me rritje të vazhdueshme të buxhetit (nga 1.7 milionë në vitin 2019 në 13 milionë në vitin 2026), me realizim të naltë të buxhetit, ndër komunat e rralla pa borxhe dhe me standarde të avancueme administrative, përban një realitet që nuk mund të krahasohet.

Pikërisht këtu lind pyetja, pse në momentin kur në Malësi lulëzojnë stabiliteti, investimet e zhvillimi si kurrë ma parë, shfaqen individë me ambicie politike që kërkojnë me përça zhvillimin e përparimin e Malësisë, të ndërtuem me mund e sakrificë?

Prej kësaj lind përshtypja se nuk kemi të bajmë me projekte për avancimin e zhvillimin e Malësisë, por me tentativa për me krijue përçarje në elektoratin malësor.

Kujt i shërben dobësimi i Malësisë?

Secili që e lexon këtë tekst e din përgjigjen.

Një pyetje tjetër që qytetarët kanë të drejtë me ba asht, pse këta zana nuk u ndigjuen ma herët?
Pse nuk dolën në periudha ma të vështira, kur Malësia kishte nevoja të mëdha? Pse dalin pikërisht në një kohë kur rezultatet e zhvillimit të Malësisë po flasin vetë?

Në fund, qytetarët duhet me pyet vetën “Kush kandidon, Çka po dëshmohet dhe kujt i shërben kjo politikë?”

Lindon Gjelaj

Lajmet e fundit
Related news