24.5 C
Tuzi
Wednesday, July 8, 2026

Deçiqi nis aventurën e re evropiane, Liepaja sfida e parë në Ligën e Konferencës

Deçiqi nis nesër një aventurë të re evropiane, teksa në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të përballet me skuadrën letoneze Liepaja.

Liepaja është një emër i njohur në futbollin letonez. Klubi u themelua në vitin 2014, pas shuarjes së Metalurg, një prej skuadrave më të suksesshme të vendit. Sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë, ndërsa këtë edicion ndodhet në mesin e skuadrave më të mira të elitës letoneze.

Deçiqi vjen në këtë përballje pas një periudhe përgatitore ku zhvilloi disa ndeshje kontrolluese. Barazuan me Vllazninë në Shkodër (1:1), u mposhtën nga Sutjeska në Zlatibor (3:5), ndërsa regjistruan fitore ndaj Elbasanit (3:0) dhe Arsenalit të Tivatit (4:1) në testin e fundit.

Takimi i parë mes Liepajës dhe Deçiqit do të luhet të enjten në stadiumin “Daugava”, me fillim në orën 18:00. Sfida e kthimit në Tuz në “Arena Besa” do të zhvillohet një javë më vonë.

Në rast kualifikimi, Deçiqi do të ketë përballë një tjetër klub nga Vjena – Austrinë, pasi sezonin e kaluar kundërshtari i tyre ishte Rapidi.

Lajmet e fundit
Related news