32.9 C
Tuzi
Wednesday, June 18, 2025

Nxënësit e Shkollës “Mahmut Lekiq” nga Tuzi në Vizitë në Shqipëri: Mirëpritje në Presidencë dhe Ministri

Nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Mahmut Lekiq” nga Tuzi zhvilluan një vizitë të veçantë në Shqipëri, ku u pritën në institucionet më të larta të shtetit. Gjatë qëndrimit të tyre, ata u mirëpritën në Presidencën e Republikës nga Presidenti Bajram Begaj, i cili i përgëzoi për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar dhe i inkurajoi të vazhdojnë rrugën e dijes me krenari shqiptare.

Po ashtu, nxënësit u pritën në një takim të veçantë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku zhvilluan një bisedë të ngrohtë dhe frymëzuese me dy zëvendësministrat, znj. Silda Çepe dhe znj. Megi Fino. Zyrtaret shqiptare shprehën mbështetjen e plotë për të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi dhe rëndësinë e shkëmbimeve arsimore dhe kulturore ndërshqiptare.

Kjo vizitë u shndërrua në një përvojë të paharrueshme për nxënësit, duke forcuar lidhjet shpirtërore e kombëtare dhe duke i kujtuar se janë gjithmonë të mirëpritur në vendin e tyre të origjinës.

Lajmet e fundit
Related news