15 C
Tuzi
Tuesday, October 7, 2025

Nik Gjeloshaj, ura e Malit të Zi drejt Amerikës

Në vitet e fundit Mali i Zi është në fokus të lojtarëve të mëdhenj ndërkombëtarë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkruan: Predrag ZEÇEVIQ, analist ekonomik

Që nga anëtarësimi në NATO, përmes reformave ekonomike, e deri te sfidat në sundimin e ligjit, interesi amerikan në Ballkan është i qartë: stabiliteti, multietniciteti dhe zhvillimi demokratik.

Në këtë kuadër, emri i Nik Gjeloshajt gjithnjë e më shpesh dallohet si politikan që mund të ofrojë pikërisht atë që Uashingtoni kërkon nga partnerët e tij.

Gjenerata e re e politikanëve me orientim të qartë

Ndryshe nga politikanët e gjeneratës së vjetër, marrëdhëniet e të cilëve me Amerikën shpesh lëvizin mes besnikërisë dhe pragmatizmit, Gjeloshaj i përket një gjenerate që në mënyrë natyrale pozicionohet pro-perëndim.

Si nënkryetar i Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe lider i Forumit Shqiptar, ai karrierën e vet politike e bazon mbi angazhimin e qartë për integrime evropiane dhe euroatlantike.

Diskursi i tij është modern: fokus te ekonomia, investimet, digjitalizimi dhe lidhja rajonale.

Ky është pikërisht gjuha që partnerët amerikanë duan të dëgjojnë.

Multietniciteti si mesazh kyç

Shtetet e Bashkuara prej dekadash këmbëngulin që Ballkani të mbetet një hapësirë ku të drejtat e pakicave dhe harmonia multietnike përbëjnë shtyllë të stabilitetit.

Gjeloshaj, si lider që vjen nga komuniteti shqiptar, ka një pozitë unike për të treguar me veprimet e tij se integrimi i pakicave në institucionet shtetërore nuk është vetëm parullë politike, por realitet që funksionon.

Kështu ai bëhet bashkëbisedues natyral për diplomacinë amerikane, e cila gjithmonë kërkon liderë lokalë të gatshëm për të ndërtuar ura, e jo mure.

Agjenda ekonomike si interes i përbashkët

Amerikës i është po aq e rëndësishme stabiliteti ekonomik i Malit të Zi. Këtu Gjeloshaj ka kapital shtesë: përvoja e tij si sipërmarrës privat në telekomunikacion dhe investime.

Narrativi i tij se kapitalin e ka krijuar me punë private, në mënyrë transparente dhe të ligjshme, e më pas e ka sjellë në politikë, e dallon nga shumë politikanë që mbajnë mbi vete barrën e aferave korruptive.

Ky është profili që SHBA e sheh si të besueshëm për tërheqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e tregut.

Diaspora si lidhje shtesë

Nuk duhet harruar as komunikimi i tij me diasporën, veçanërisht në SHBA. Diaspora shqiptare, tradicionalisht e organizuar mirë dhe me ndikim politik, prej kohësh është urë mes Ballkanit dhe Amerikës.

Gjeloshaj është lider që e përdor këtë lidhje në mënyrë konstruktive, jo si burim konfliktesh, por si resurs për zhvillim dhe lobim. Ky është një arsye tjetër pse në sytë amerikanë emri i tij fiton peshë.

Përfundim: Partner për të ardhmen

Ndërsa Jakov Milatoviq dhe Milojko Spajiq, gjë që është për t’u lavdëruar, përpiqen të ndërtojnë marrëdhënie institucionale me Uashingtonin, Nik Gjeloshaj sjell një dimension më shumë: kombinimin e kredibilitetit lokal, përfaqësimit të pakicave, njohurive ekonomike dhe lidhjeve me diasporën.

Pikërisht kjo kombinim e dallon atë si politikan që mund të bëhet hallkë kyçe në marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe SHBA në vitet që vijnë.

Në një kohë kur shumë liderë janë të ngarkuar me të kaluarën dhe negativitetet e tjera, Gjeloshaj imponohet si fytyra e së ardhmes, një lider që e kupton se partneriteti amerikan nuk është vetëm formë diplomatike, por garanci që Mali i Zi të mbetet pjesë e rrethit perëndimor të stabilitetit dhe zhvillimit.

Lajmet e fundit
Related news