19.9 C
Tuzi
Tuesday, April 30, 2024

Në Mal të Zi jetojnë 633 mijë e 158 banorë

Në Mal të Zi jetojnë 633 mijë e 158 banorë, që është dy për qind më shumë se në vitin 2011, tregojnë rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Drejtori i Drejtorisë së Statistikave, Mirosllav Pejoviq, tha në konferencë për media se janë mbledhur të dhënat për 217 mijë 441 amvisëri dhe 396 mijë 873 banesa. Ai theksoi se janë regjistruar gjithsej 673 mijë 203 persona.

Sipas rezultateve preliminare, në Tuz janë të regjistruar 13.142 banorë, 3.103 familje dhe 4.421 apartamente.

Lajmet e fundit
Related news