13.9 C
Tuzi
Saturday, October 18, 2025

Në Dinoshë nisin punimet për këndin e lojërave dhe stadiumin

Nga Komuna e Tuzit kanë njoftuar se në Bllokun Lokal të Dinoshës kanë nisur punimet për rregullimin e këndit të lojërave dhe stadiumit, projekt ky që do të krijojë hapësira moderne për fëmijët, të rinjtë dhe gjithë komunitetin lokal.

Ky investim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Komunës së Tuzit për të përmirësuar infrastrukturën publike dhe për të sjellë zhvillim, mirëqenie dhe gjallëri në çdo vendbanim.

Nga Komuna theksojnë se projekte të tilla synojnë të ofrojnë më shumë mundësi për rekreacion, sport dhe bashkëjetesë komunitare, duke e bërë Dinoshën dhe gjithë territorin e Tuzit një hapësirë më të bukur dhe më funksionale për qytetarët.

Lajmet e fundit
Related news