15 C
Tuzi
Tuesday, October 7, 2025

Në aksionin e pastrimit të brigjeve të Cemit u larguan mbi 340 kg mbeturina

Të shtunën e kaluar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Brigjeve, bregu i lumit në Tërgajë u mbush me qytetarë dhe të rinj, të cilët u bashkuan për një qëllim të përbashkët të pastrojnë natyrën dhe të mbrojnë mjedisin. Pra, të shtunën që lamë pas u organizua aksioni i pastrimit të brigjeve të lumit Cemi, në bashkëpunim me organizatën, “Zero Waste Montenegro”, Organizatën Turistike të Tuzit, Institutin për Zhvillimin e Kulturës dhe Klubin Sportiv të Peshkimit, “Cemi”.

Kësaj here aksionit ju bashkëngjitën edhe nxënësit e shkollës fillore “29 Nëntori” nga Dinosha dhe shkollës së mesme të përzier “25 Maji” nga Tuzi, konkretisht anëtarët e klubit të vullnetarëve dhe eko- bordit të shkollës, të cilëve organizatorët u shprehen mirënjohje dhe falënderim të veçantë për kontributin. Megjithëse interesi për këtë aksion ishte më i larti në krahasim me vitet e kaluara, organizatorët shprehen shqetësim për pjesëmarrjen ende të kufizuar nga komuniteti dhe banorët lokal.

Siç thanë organizator[ët e këtij aksioni, shpresojmë se ky trend pozitiv të vazhdojë dhe që çdo vit gjithnjë e më shumë qytetarë të jenë pjesë e përpjekjeve tona për mbrojtjen e natyrës dhe pastrimin e lumit tonë. Në aksionin e të shtunës u grumbulluan mbi 340 kg mbeturina, prej të cilave 124 kg ishin mbetje recikluese.

/RTMZ/

Lajmet e fundit
Related news