Të nderuar qytetarë,
Sot, Kuvendi i Komunës së Tuzit miratoi buxhetin më të madh deri më sot me vlerë prej 12.895.072.00, buxhet që pasqyron vizion të qartë dhe një angazhim serioz për zhvillimin e Malësisë gjatë vitit 2026.
Ky buxhet parasheh investime të rëndësishme dhe të mirëplanifikuara në infrastrukturën rrugore, ndërtimin dhe rregullimin e parqeve, komplekseve sportive, si dhe forcimin e jetës kulturore dhe përmirësimin e infrastrukturës publike në përgjithësi.
Bëhet fjalë për projekte konkrete, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe në krijimin e vlerave të qëndrueshme për Malësinë, sot dhe në të ardhmen.
Shpreh falënderim të veçantë për stafin profesional të Komunës së Tuzit, si dhe për të gjithë këshilltarët, për bashkëpunimin, sugjerimet dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtij procesi të rëndësishëm.
Malësia po ndryshon.
Me vizion, me investime dhe me menaxhim të përgjegjshëm.
Lindon Gjelaj