27.9 C
Tuzi
Thursday, July 17, 2025

Ministri Dukaj në Forumin e 3-të Global të UNESCO-s për Etikën e Inteligjencës Artificiale në Tajlandë

Ministri i Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, po merr pjesë në Forumin e 3-të Global të UNESCO-s për Etikën e Inteligjencës Artificiale, që po zhvillohet në Bangkok, Tajlandë.

Në kuadër të këtij forumi ndërkombëtar, ministri Dukaj prezantoi qëndrimet e Malit të Zi mbi rëndësinë e krijimit të një kuadri etik global për zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive të inteligjencës artificiale.

“Inteligjenca artificiale ofron potencial të jashtëzakonshëm për përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, administratës publike dhe sektorëve të tjerë. Por zhvillimi i saj duhet të bazohet në respektimin e të drejtave të njeriut, transparencës dhe përgjegjësisë,” – theksoi ministri Dukaj.

Ai vuri në dukje se standardizimi ndërkombëtar i qasjeve është thelbësor për të garantuar zbatimin e normave etike dhe teknike në nivel global, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë inteligjenca artificiale mund të vihet në shërbim të zhvillimit shoqëror dhe të mirës së përbashkët.

Lajmet e fundit
Related news