Ndeshja e parë evropiane në stadiumin e Tuzit
Për herë të parë në histori, një ndeshje ndërkombëtare do të zhvillohet në stadiumin e Tuzit.
Sipas informacionit zyrtar të publikuar në faqen e UEFA-s, në raundin e parë kualifikues për Ligën e Konferencës, Deçiqi do të presë ekipin Sileks nga Maqedonia, pikërisht në stadiumin e vet në Tuz.
“Takimi do të luhet të enjten, më 10 korrik 2025, me fillim nga ora 20:00” — thuhet në njoftimin në sajtin zyrtar të UEFA-s.