Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka dënuar kërcënimet e bëra ndaj reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziqit.
“Ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten, sepse të gjithë kemi detyrimin të punojmë për të parandaluar rritjen e intolerancës dhe përjashtimit. Njëkohësisht, përgjithësimet dhe stigmatizimet mund të ndalen vetëm përmes një sistemi të fortë institucional, i cili do të identifikojë dhe mbajë përgjegjës individët. Mali i Zi është një shoqëri e paqes, respektit dhe bashkëjetesës — vlera këto që kanë qenë themel i fortë i rrugëtimit tonë drejt Evropës. Detyra jonë e përbashkët është ta ruajmë këtë frymë,” shkroi Dukaj në X.