Ministri i Administratës Publike, z. Marash Dukaj, hapi sot Konferencën Ministrore Rajonale për kapacitetet e administratës publike për integrimet në BE, të organizuar nga Komisioni Evropian dhe SIGMA.
Qytetarët e Malit të Zi e kanë zgjedhur qartë të ardhmen e tyre – Bashkimin Evropian. Administrata publike është motori i ndryshimeve dhe mbështetja kryesore në këtë rrugë – tha ministri Dukaj në hapje.
Fokusi ynë është:
• profesionalizimi dhe depolitizimi,
• forcimi i kompetencave të nëpunësve,
• digjitalizimi dhe modernizimi i administratës,
• reformat ligjore dhe kontrolli i njohurive,
• kapacitetet administrative në fushat me rëndësi
strategjike.
Administrata jonë është gati t’u përgjigjet sfidave dhe të jetë një shërbim i vërtetë për qytetarët dhe ekonominë, theksi Dukaj.