Sipas të dhënave të Monstat, më shumë se 390,000 turistë qëndruan në Mal të Zi gjatë qershorit në të gjitha llojet e akomodimeve.
Ata realizuan mbi 2.1 milion bujtje, njoftoi Ministrja e Turizmit, Simonida Kordiq. “Kjo është 14 % më shumë turistë dhe 15 % më shumë qëndrime me bujtje sesa në qershor të vitit të kaluar”, tha Kordiq për agjencinë Mina-business.
Ajo shtoi se, pas rezultateve të shkëlqyera në maj, qershori solli një rritje edhe më të fortë të trafikut turistik dhe konfirmoi një fillim shumë të mirë të sezonit kryesor veror. “Ne i tejkaluam rezultatet nga viti 2019: numri i turistëve është pothuajse 35 % më i lartë, dhe numri i bujtjeve është pothuajse 32 %, specifikoi Kordiq.