Sot, Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj nënshkroi kontratat me organizatat joqeveritare përfituese të mbështetjes financiare në kuadër të Konkursit Publik për vitin 2026.
Përmes këtij konkursi u mbështetën:
- SHKA “Koha” – 5,600.00 €
- OJQ “Trofta” – 5,362.50 €
- OJQ “Zhvillimi i Vranes” – 5,400.00 €
- OJQ “Shoqata e prodhuesve të bimëve medicinale” – 5,400.00 €
- SHKA “Ramadan Sharkiq” – 5,580.00 €
- SHKA “Rapsha” – 5,760.00 €
- SHJQ “Shoqata për veprim ndërkulturor” – 2,897.50 €
Me vendim të Kuvendit të Komunës, mbështetje financiare përfitojnë edhe OJQ Karnevali “Koret” dhe OJQ “Fëmija i Malit të Zi”, me nga 4,500.00 € secila.
Në total, Komuna e Tuzit ka ndarë 45,000.00 € për mbështetjen e organizatave joqeveritare.
Do të vazhdojmë të mbështesim iniciativa që forcojnë zhvillimin lokal dhe kontribuojnë në të mirën e komunitetit tonë – deklaroi Gjelaj.