Qeveria e Malit të Zi me shumicë votash ka dhënë pëlqimin që në Kolashin të ngrihet monumenti i mitropolitit të ndjerë të Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije, i cili ndërroi jetë para pesë vitesh.
Nga ana tjetër, tetë ministra nga radhët e partive boshnjake dhe shqiptare nuk e kanë mbështetur vendimin. Megjithatë, vendimi mori shumicën e nevojshme të votave.
Asnjë ministër nga radhët e pakicave nuk e përkrahu vendimin, përveç ministres së Ministrisë së Punëve Publike, Majda Axhoviq, e cila vjen nga komunitetet pakicë.
Kështu është pranuar kërkesa e Komunës së Kollashinit, nga ku më herët kanë bërë të ditur se për ta është kënaqësi që kanë ndërmarrë hapin e parë në ruajtjen e kujtimit për mitropolitin e ndjerë.