-1.1 C
Tuzi
Tuesday, December 30, 2025

LVV fiton bindshëm zgjedhjet në Kosovë: 49.3% të votave, rritje 7% krahasuar me shkurtin

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ka dalë fituese me rreth 49-50% të votave, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas rezultateve preliminare të LVV-ja ka rritjen më të madhe me 49.3 për qind të votave ose 429 mijë e 979 vota, 7 për qind më shumë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, pa i llogaritur votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmet e fundit
Related news