Të dashur qytetarë të Malësisë,
1 shtatori i vitit 2018 shënoi kthesë të madhe për historinë tonë – ditën kur Malësia u rikthye aty ku e kishte vendin, si komunë më vete. Ky moment nuk ishte vetëm vendim administrativ, por një fitore e përbashkët, fryt i sakrificave dhe i ëndrrave të shumë brezave.
Për mua, të jem në krye të Komunës së Tuzit është nderi më i madh i jetës sime. Çdo ditë punoj me përkushtim, sepse besimi është përgjegjësia ime më e madhe.
Faleminderit nga zemra të gjithë punonjësve të komunës për punën e ndershme, faleminderit diasporës që gjithmonë na qëndron pranë dhe na frymëzon, dhe faleminderit secilit prej jush që beson në zhvillimin e Malësisë.
Bashkimi ynë është forca jonë. Vetëm të bashkuar do të ecim përpara drejt një Malësie edhe më të zhvilluar dhe më krenare. Uniteti i partive shqiptare nën ombrellën e Forumit Shqiptar ka qenë thelbësor për sukseset tona, ku së bashku, do të vazhdojmë të ecim përpara drejt zhvillimeve dhe fitoreve të reja.
Gëzuar Ditën e Komunës!
Me respekt,
Lindon Gjelaj
Kryetar i Komunës së Tuzit