14.8 C
Tuzi
Wednesday, October 8, 2025

Komuna e Tuzit përforcon kapacitetet komunale me 2 kamionë dhe 1 graper

Komuna e Tuzit ka nënshkruar kontratën për blerjen e pajisjeve të reja komunale në kuadër të projektit TO0WASTE!

Në kuadër të programit Interreg IPA për bashkëpunim ndërkufitar Kroaci – Bosnjë dhe Hercegovinë – Mali i Zi 2021–2027, është realizuar prokurimi ndërkombëtar i pajisjeve:

2 kamionë për mbledhjen e mbeturinave
1 graper për heqjen e mbeturinave të mëdha

Vlera e kontratës: 449.950,60 € me TVSH

Kjo pajisje do të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e mbeturinave në komunën tonë dhe do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit

Qëllimet e projektit TO0WASTE:

Më pak mbeturina në deponi
Më shumë mbetje të selektuara
Heqja e deponive ilegale

Partnerët: Komuna e Tuzit | Komuna e Konavles | Qyteti i Mostarit

Komuna e Tuzit

Lajmet e fundit
Related news